20 persona, mes tyre 17 shqiptarë, janë arrestuar gjatë një aksioni të madh policor në Itali, Gjermani e Shqipëri.
Guardia di Finanza e Trento-s ka mbyllur këtë të hënë operacionin “Alba bianca” duke ekzekutuar 20 masa të arrestit me burg, të firmosura nga gjykata e Trentos me kërkesë të Prokurorisë. 16 prej tyre janë ekzekutuar në territorin italian, ndërsa 4 jashtë Italisë, në Gjermani e Shqipëri. Arrestimet e fundit pasojnë 10 arrestimet e kryera gjatë vitit të fundit, në kuadër të të njëjtit aksion.
Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, qindra efektivë të antidrogës së Guardia di Finanza-s në koordinim me autoritetet gjermane, kanë kryer arrestime të personave të dyshuar si pjesë të dy organizatave kriminale me bazë në Italinë Veriore dhe Bavari, që merrem me trafik ndërkombëtar droge.
Dy grupet kriminale
Sipas hetuesve, grupi Baruti i përbëhej nga 13 anëtarë:

– Florjan Musaj
– Eduart Gona
– Artur Muca
– Eljon Baruti
– Keti Shani
– Klevin Kodra
– Artan Sokola
– Shafique Mohammad Amar
– Rajmond Prenga
– Ben Jale AZiza Omar
– Erion Alla
-Halil Alla
Grupi Bushi përbëhej nga 7 anëtarë

– Vaskë Xherahu
– Hamit Bushi
– Arben Lleshi
– Odeon Proko
– Blerina Cela
– Manfred Hophensberger
– Qerim Lumi
Hetimet filluan në janar 2016 pas një konfiskimi të një sasie prej 93.1 kg kokainë nga Guardia di Finanza e Vipiteno-s në kufi me Austrinë. Hetimet e mëtejshme identifikuan dy organizata të përberë nga persona me origjine nga Ballkani (shqiptarë, maqedonas dhe serb, të shoqëruar nga irakianët, pakistanezë, afganë, gjermanë dhe italianë) me rrënjë të forta në Trento dhe Bavari. Të dy grupet kriminale gjithashtu kishte lidhje të rëndësishme në Piemonte, Lombardi dhe Veneto, si edhe në Belgjikë dhe Hollandë, shtete këto ku ata blinin direkt drogë në sasi të mëdha që transportohej më pas në Itali me automjete me fund të dyfishtë.
Sekuestrimi
Gjithsej këtyre dy grupeve kriminale u janë sekuestruar:
94 kg e 950 gramë kokainë
2.1 kg heroinë
21.3 kg mariajuën
100 mijë euro cash
5 makina
3 motora





