SHBA, 9 prill 2014 – Jennifer Glass, nga Kalifornia, SHBA zbuloi se ishte vuante nga kanceri i mushkërive vetëm 4 muaj pas martesës. Lajmi i keq, i dhënë nga mjekët, kuptohet që e shokoi në fillim, por shumë shpejt ajo mblodhi forcat për të luftuar sëmundjen.
Jennifer ka dokumentuar luftën e saj një vjeçare kundër kancerit duke u fotografuar çdo ditë të vitit nga burri i saj. Fotografimi nisi në 5 janar 2013, kur u diagnostikua me kancer dhe vazhdoi deri në 5 janar 2014.
Rezultati i gjithë kësaj është një video e postuar në Youtube dhe që është parë me dhjetëra mijëra herë. Pas kurave dhe kemioterapisë, Jennifer mori lajmin e mirë. Kanceri ishte zhdukur.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





