– Edhe Tirana kërkon shpjegime, fakti bëhet publik nga portali ushtarak amerikan dhe jo nga uebi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë
DURRËS, 31 gusht 2014 – Një ngjarje me ndjeshmëri të madhe, sikurse është videoja e ushtrisë greke, ku gjatë një parade janë hedhur parulla kundër shqiptarëve, maqedonasve dhe turqve, ka ngjallur reagime në Ballkan, ku u bë publike vetëm protesta e Shkupit zyrtar, ndërkohë që Tirana “fshihet” për hapat e saj diplomatikë, por që e detyron Pentagoni të bëjë deklaratë.
Jo vetëm Maqedonia, por u përfshi edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë.
“Ne kemi dërguar zyrtarisht shqetësimin tonë lidhur me videon dhe përmbajtjen e saj. Nuk është e përshtatshme për një ushtri të një vendi fqinjë, një partneri aleat të NATO-s, të hedhë thirrje të një karakteri nacionalist. Këto imazhe nuk përfaqësojnë marrëdhëniet reale dhe bashkëpunimin e shkëlqyer midis të dy vendeve, duke përfshirë atë në fushën e mbrojtjes. Ne përshëndetëm vendosmërinë e Athinës për të zbuluar autenticitetin dhe qëllimet e kësaj videoje”, i tha portalit SETimes Glevin Dervishi, këshilltar i medies dhe komunikacioneve në MPJ-në e Shqipërisë, por kjo gjë nuk pasqyrohet në sajtin e MPJ-së!
Ambasadori i Greqisë në Maqedoni po distancon qeverinë e tij nga një videoja e postuar në YouTube muajin e kaluar, që tregon ushtarë të ushtrisë greke duke kënduar slogane anti-maqedonase, anti-shqiptare dhe anti-turke gjatë një parade ushtarake në Qipro, njofton portali SETimes SETimes që financohet nga Komanda Evropiane e SHBA, komanda e përbashkët ushtarake përgjegjëse për operacionet e SHBA në 52 vende
“Hetimi do të tregojë se çfarë ndodhi dhe kur ndodhi kjo. Por unë dua të theksoj, dhe unë e thashë këtë në ministri, se çfarë pashë në video dhe ajo që është dëgjuar nuk është në asnjë mënyrë qëndrimi zyrtar i qeverisë greke, ushtrisë greke apo përfaqësuese e ndjenjave të shoqërisë greke ndaj shtetasve të vendit tuaj”, u shfajësua në një intervistë në televizionin maqedonas ambasadori Thekaris Lalakos.
Zyrtarët në Maqedoni dhe Shqipëri bënë protesta ndaj Greqisë, duke thënë se të tilla veprime nuk janë në linjë me vlerat dhe parimet evropiane.
Birgul Demirtash, ekspert i politikës së Ballkanit në Universitetin e Ekonomisë dhe Teknologjisë, TOBB të Ankarasë, tha se në se videoja që tregonte ushtarët grekë që këndonin këngë agresive kundër vendeve fqinje provohet të jetë e vërtetë, ajo do të ketë disa pasoja për kulturën politike në Greqi në veçanti dhe në Ballkan në përgjithësi.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
Videoja e ushtrisë greke ngjall kundërshtime në rajon
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sako: Akademia TALGA forcon profesionalizmin dhe qeverisjen vendore
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes
Greqia forcon ushtrinë, anija e fuqishme “Kimon” valëvit flamurin në shërbim të forcave detare





