19 shtator 2015 – Kjo video mund t’ju lërë pa gjumë për disa kohë. Titullohet “Selfie Horror” dhe është realizuar nga një studente filmi, Meelah Adams dhe regjisori Erdal Ceylan. Në fakt ngjan si një fragment filmi horror, ku në të shfaqet një vajzë teksa shkrep disa selfie brenda shtëpisë së saj. Më pas në foto ajo dallon që ka një zombi prapa vetes.

Vajza e realizoi videon e shkurtër si pjesë të temës së saj të diplomës mbi efektin viral të videove.

/portali DurresLajm/