Turqi, 23 mars 2014 – Duket se prapa vendimit të kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan për të censuruar përdorimin e rrjetit social Twitter në Turqi, qëndron një video “me pullë të kuqe”. Kohët e fundit mediet turke dhe ato ndërkombëtare shkruajnë se kryeministri, aq shumë i përfolur kohët e fundit për skandalin e korrupsionit, ka pasur një histori dashurie me Defne Samyeli, ish Miss Turqia, një bukuroshe mjaft e njohur në vendin e saj.
Sipas disa burimeve, videoja që dokumenton marrëdhënien seksuale të kryeministrit me burkuroshen turke pritet të publikohet në ditët në vijim, para zgjedhjeve lokale që do të mbahen në Turqi të dielën e ardhshme, më 30 mars.
Nëse videoja ekziston dhe do të publikohet ajo do të kthehet në një bumerang të vërtetë për kryeministrin Erdogan. Sipas medieve ndërkombëtare, bllokimi i Twitter-it nga ana e kreut të kabinetit qeveritar turk, natën mes të enjtes dhe të premtes, mund të ketë lidhje pikërisht me videon e shumëpërfolur.
Bukuroshja Samyeli është shfaqur disa herë pranë kryeministrit turk, pas angazhimit të saj në politikë, dhe duket se është mikeshë me gruan e Erdogan-it, zonjën Emine.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





