Vizita historike e presidentit Barak Obama në Kubë është mbyllur me një episod që po bën xhiron e radhës në mediet ndërkombëtare.
Në përfundim të takimeve zyrtare, Obama dhe presidenti Raul Castro dolën në një konferencë të përbashkët shtypi dhe teksa Obama shtrëngon duart dhe tenton ta përqafojë Castron, ky i fundit e refuzoi duke i ngritur krahun Obamës dhe duke ia mbajtur të varur në ajër.
Për më tepër shihni videon, që është bërë temë ironie dhe komentesh pa fund.
Obama është i pari president amerikan që viziton ishullin komunist në 88 vitet e fundit.