Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar Flori Mumajesi ka publikuar një ditë më parë këngën më të re, e cila vjen në bashkëpunim me Brunon.

“Ja ke bo vetes” është kënga e cila u pëlqye menjëherë nga publiku dhe brenda pak orëve arriti me mijëra shikime në kanalin YouTube, ndërsa shpërthyen menjëherë komentet dhe aludimet se kjo këngë i kushtohej ish-partneres së tij, Elvana Gjatës.

Mirëpo ditën e sotme në rrjet po bëjnë xhiron edhe dy video të Florit me këngëtaren tjetër, Fifin. Dyshja shfaqet në momente intime si të dashuruar duke interpretuar këngën e re të Florit.

Për këtë arsye po përflitet se Fifi do të jetë në videoklipin e ri të Florit, por deri tani asnjëri prej këngëtarëve nuk ka folur ende mbi këtë pjesë. Ndoshta është një lojë për të bërë pak zhurmë apo diçka tjetër…