Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Ermal Mamaqi ka zbuluar se kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuari i parë për vitin 2019 në “Xing me Ermalin”.
Në videon që po bën jo pak bujë në internet, Ermali shihet t’i kërkojë kryeministrit të flasin, bazuar në ngjarjen e fundit të 2018-ës, ku Rama i kërkonte studentëve dialog.
Moderatori madje i shkon kryeministrit në shtëpinë e tij në Surrel ku shfaqet Rama në shtratin e tij, në dush, duke ngrënë, duke pikturuar derisa më në fund pranon kërkesën e Ermalit për të folur.





