Kjo video, ku një foshnje qan në mënyrë dëshpëruese dhe kërkon të pijë qumësht nga nëna e saj, pa e kuptuar se ajo ka vdekur, po prek të gjithë zemrat e opinionit publik në mbarë botën.
Policia u informua për një trup të vdekur të gjetur pranë shinave të trenit në qarkun Damoh në Indi, dhe kur oficerët arritën, panë një grua të shtrirë në tokë dhe foshnjën 17-muajshe që qante.
“Pamë trupin e gruas të shtrirë në shina dhe njoftuam policinë. Por kur pamë më afër, vumë re fëmijën e vogël që qante dhe pinte gji nga e ëma. Shpërthyem në lot, ishte një skenë e paparë ndonjëherë”, tha një dëshmitare.
“Foshnja po qante për të ëmën, dhe duke qenë se ajo nuk i jepte përgjigje, filloi të pinte vetë qumësht nga ajo”, tha oficeri i policisë Nand Ram.
Videoja është vërtet prekëse…





