Motrat Luana dhe Marina Vjollca janë komentuar gjithmonë në media për bukurinë e tyre, vitet e fundit është aluduar shpesh për ndërhyrje kirurgjikale, pavarësisht mohimit kategorik të tyre.
Por jo gjithmonë kanë qenë kaq të bukura, të paktën në fillimet e tyre në televizion. Në një video të realizuar në vitin 2011, Marina dhe Luana duken krejt ndryshe nga ajo që janë sot, dhe shumë lehtë mund të vërehen operacionet plastike, që kanë transformuar motrat Vjollca.
Buzët e Marinës tanimë duken më të fryra. Ndërsa Luana ka ndryshuar pothuajse totalisht fytyrën dhe trupin e saj. Hunda e rimodeluar, buzët e fryra dhe gjoksi janë disa nga ndryshimet e bëra, por edhe ndërhyrja në vetulla nuk mund të përjashtohet nga ndërhyrja.






