Tiranë, 21 korrik 2014  – Një video e regjistruar nga kamerat e sigurisë, jep momentin tragjk të ekzekutimit të bankierit Artan Santo mëngjesin e 26 qershorit në Tiranë.

Video e publikuar nga një portal kosovar, jep momentin kur bankieri i ndjerë mbërrin me makinë pranë bankës së tij në zonën e ish-bllokut. Dy atentatorët me motor, e qëllojnë sapo Santo zbret nga dera e pasme e makinës. Pasi ka marrë plumbin e parë Artan Santo nxiton të mbërrijë drejt ambjenteve të bankës ku mund të ishte më i sigurt, por plagët e marra nga plumbi e rrëzojnë përtokë. Aty atentatori, i cili zbret nga motori, i jep në kokë edhe plumbat vdekjeprurës nga fare pranë, duke u larguar më tej nga vendi i ngjarjes me motor. E gjithë kjo skenë nga ndodhur në 10 sekondat e pas orës 09:16 të mëngjesit të 26 Korrikut.

Sipas videos, menjëherë pas motorit të vrasesve mbërrin një polic rrugor me motor që ndalon në mes të rrugës fare pranë killerave në momentin, kur Santo ende nuk ishte qëlluar. Por me të parë skemën e ekzekutimit me plumbin e parë në drejtim të bankierit, polici braktis motorin në mes të rrugës dhe vrapon në anën tjetër të saj, larg atentatorëve!

Pas ekzekutimit, vrasesi rikthehet në motor, por pas pak metrash Suzuki V Strom bllokohet ndoshta prej fikjes së motorit. Për të shmangur ndërhyrjen e policit, vrasësi i drejton armën policit. Vetëm pas pak sekondash motori niset.

Edhe shoferi i Santos është larguar nga vendi i ngjarjes, në momentin e parë që bankieri i ndjerë qëllohet.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe roja privat i bankës ….Ai duket në videdo teksa del pret Santon të dalë nga makina dhe në momentin e parë të të shtënave fshihet pas kabinës së tij ngjitur me bankën, ndërsa po kaq të frikësuar janë edhe njerëzit e rastësishëm në këtë zonë të cilët vrapojnë të largohen.

Hetuesit po i analizojnë këto pamje për të përcaktuar edhe përgjegjësinë e policisë që nuk ka mundur të ndalojë atentatorët.

Nga ky hetim, pak ditë më parë, u mësua se përgjegjësi i zyrës operative në ministrinë e Brendshme, nuk ka qenë në vendin e tij të punës kur është dhënë njoftimi për atentatin.

Imazhet janë tepër shokuese, por janë të vetmet që tregojnë se si është realizuar atentati mafioz në qendër të Tiranës, në një zonë të rrethuar nga forca të policisë dhe gardës. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/