3 maj 2014 – Një video që qarkullon në Youtube dhe që është parë nga qindra mijëra njerëz, ngre edhe njëherë dyshimin e ekiztencës apo jo të fantazmave. Në këtë video 60 sekondëshe, duket një njeri që përplaset me një hije dhe kjo e fundit e tërheq për këmbe. I tmerruar ai kthehet dhe vrapon. Pamjet janë regjistruar në një korridor të bardhë dhe janë filmuar nga kamerat e sigurisë.
Në pamje të parë video duket autentike, megjithëse ekspertë të teknologjisë e hedhin poshtë këtë version. Sipas tyre, video është e trilluar dhe personazhi që ecën në korridor ka aktruar. Fakti që djali është me kapuc në kokë në mënyrë që të fshehë fytyrën sipas tyre flet më shumë për një sajim.
Gjithsesi e trilluar apo jo videoja, shumë njerëz besojnë në ekzistencën e fantazmave.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





