Pik, pik pik… Ishte kjo tingëllima që dëgjoje mes zërave të nxënësve dhe mësuesve, paraditen e sotme në galerinë e artit pamor “Nikolet Vasia”.

Tek tuk të qëllonte edhe ndonjë pikë ujë që direkt nga tavani të binte në kokë apo gjymtyrë.  

Kjo është galeria e vetme publike e artit në qytet, por kushtet që ajo ofron për të ekspozuar artin lënë shumë për të dëshiruar.

“Hartat” e lagështirës në tavanin e galerisë janë mëse të dukshme në pamjet filmike që po sjell “DurrësLajm”.

Megjithëse situata është e njohur prej kohësh, ndërhyrjet për izolimin e tavanit mungojnë.

Prandaj në Durrës mund të thuash me plot gojën që Artit i pikon çatia!!!