Dëmtohet stoli i drunjtë në shëtitoren “Taulantia” në Durrës. Individë të papërgjeshëm i kanë vënë zjarrin, duke e dëmtuar përgjatë gjithë gjatësisë së tij. Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së hënë.
Më parë, vandalizimit nuk i kanë shpëtuar as monumentet apo skulpturat e parkut të vendosura në këtë hapësirë publike, që frekuentohet në masë të gjerë nga qytetarët.





