Me mijëra qytetarë të Durrësit janë dyndur mesditën e sotme në shëtitoren “Taulantia”. Pas ditëve të ftohta, moti i ngrohtë i kësaj të hëne dhe dita e pushimit kanë shtyrë shumë prej tyre t’i drejtohen shëtitores buzë detit.

Pjesa më e madhe shëtisnin, por nuk mungonin dhe ata që shijonin kafenë apo drekën në baret dhe restorantet e kësaj zone.

Përveç një koncerti në sheshin “Liria” që tërhoqi vëmendjen e më të vegjëlve, atmosfera e Ditës së Verës në qytet ishte kryesisht e vakët.