Vijon protesta e studentëve në Beograd, ku më shumë se 100 mijë protestues janë mbledhur në qendër të qytetit.
Qindra mijëra protestues që kanë ndezur dritat e telefonit kanë krijuar atmosferë, ndërsa nuk kanë munguar edhe flakadanët.
Sipas një vlerësimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme mendohet se janë 107 mijë protestues të pranishëm, megjithëse organizatorët besojnë se numri është edhe më i madh.