Pamjet nuk kanë nevojë për shumë koment, pasi e njëjta situatë paraqitet gjithnjë në qytetin e Durrësit kur bie shi i rrëmbyeshëm.
Mjaftojnë pak minuta reshje dhe rrugët përmbyten duke u kthyer në një problem shqetësues të vazhdueshëm, si për këmbësorët ashtu dhe për drejtuesit e automjeteve, ku këta të fundit shkaktojnë edhe trafik të rënduar.





