Tabelat emërtuese të njërit prej akseve kryesore të qytetit bregdetar janë shkruar gabim.

Bëhet fjalë për atë që të gjithë e njohim si bulevardi “Epidamn”.

Bashkia Durrës, në të gjitha njoftimet për shtyp, ku përmendet bulevardi në fjalë e emërton bulevardi “Epidamn”, por në të dy tabelat emërtuese, të vendosura përgjatë gjatësisë së këtij aksi, është shkruar bulevardi “Epidamni”❌️.

Pavarësisht se të dyja tabelat ndodhen të vendosura shumë pranë institucionit të qeverisjes vendore, asnjëri nga zyrtarët apo nënpunësit e bashkisë nuk e ka vënë re gabimin në emërtim!