Vetëm pak ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi në Facebook e tij një video për djegien e mbeturinave urbane në qiell të hapur në Porto Romano (lexo: https://durreslajm.al/politike/dako-vazhdon-me-projekte-luksi-banoret-e-durresit-perjetojne-tmerr-video)

Berisha publikon rregullisht video që tilla, që dëshmojnë katastrofën e përditshme mjedisore të fushës së plehrave në Durrës, tymi i zi i së cilës ndot ajrin e qytetit bregdetar.

Ndërkohë, sot, pranë redaksisë së DurrësLajm, ka mbërritur një video tjetër, që dëshmon të njëjtën gjë.

Tymin e zi që ngrihet lart në qiell dhe sëmur mushkëritë e durrsakëve… Ajo që tërheq vëmendjen është se këtë herë videoja mbërrin nga një zyrtar i PS-së në Durrës, që kërkon të ruajë anonimatin.

Përtej flamujve dhe ngjyrave të partive politike, katastrofa mjedisore e fushës së plehrave në Porto-Romano na prek të gjithëve, të majtë, të djathtë a të qendrës dhe zgjidhja duket ende shumë larg…