Ka mbërritur pak minuta më parë në gjykatën e Durrësit për masën e sigurisë ish-kreu i IMT-së, Ardian Halili.
Seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurimit për shtetasin Halili do të zhvillohet këtë të shtunë, në orën 11:00, dhe gjyqtar i çështjes është Paulin Çera.
Halili u arrestua 3 ditë më parë nga policia e Durrësit, ndërsa mbi të rëndojnë 3 vepra penale “Ndërtim i paligjshëm me qëllim përfitimi”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
Një ditë pas shembjes me shpërthim të kontrolluar dhe me fadroma të resortit të tij “Saint Michelle Residence”, Halili pritet të mësojë masën e sigurisë që do të japë gjykata për të “Arrest në burg” apo do të aplikojë ndonjë masë më të lehtë ndaj tij.





