Tashmë kur fillon të bjerë shi i rrëmbyeshëm, mendja e qytetarëve të Durrësit shkon vetëm në një vend, si do të kalojnë nëpër rrugët e përmbytura, qoftë me makinë, qoftë në këmbë.
Gjatë gjithë natës së shkuar dhe mëngjesit të sotëm, në qytetin e Durrësit ka rënë shi i rrëmbyeshëm, ku për pasojë rrugët janë përmbytur si zakonisht.
Në këtë video të publikuar nga “Harta dixhitale e aksidenteve rrugore”, tregohet niveli i lartë i ujit përgjatë aksit rrugor Durrës-Kavajë.





