Moti i keq që ka përfshirë qytetin e Durrësit prej disa ditësh ka shkaktuar trafik të rënduar në shumë akse.

Reshjet e vazhdueshme prej 27 dhjetorit kanë bërë që automjetet të lëvizin me vështirësi në hyrje të Durrësit.

Siç duket edhe në video vargu i gjatë i makinave, rrugët kryesore u bllokuan dhe lëvizja ishte thuajse e pamundur.

Kështu, drejtuesve iu është dashur kohë për të mbërritur në destinacion.