Video e mëposhtme që ka mbërritur në redaksinë e DurrësLajm tregon se përmbytjeve të pasdites së sotme nuk i ka shpëtuar as autobusi i linjës së Unazës.
Niveli shumë i lartë i ujit në rrugë tek rreth rrotullimi tek tregu industrial ka bërë që ai të depërtojë edhe brenda në autobus, në këmbët e qytetarëve.
Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytjen e rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në Durrës, probleme në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve dhe trafik të rënduar.
Përmbytjet e ditës së hënë dhe të mërkurë duket se po u kujtojnë durrsakëve që të blejnë çizme gome për të lëvizur nëpër qytet!
Si për ironi të fatit, ndërsa lagjet kryesore të qytetit notonin në ujë, në zonën e Durrësit të Ri nuk kishte aspak përmbytje.





