Strehimi në shtëpi të sigurta është kthyer në një mision të pamundur për qindra familje në Durrës, të mbetura të pastreha nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Si ky pallat në lagjen nr.17 në Durrës, në rrugën “Ksanthipi Syko”, ka shumë.
Në godinën me shkallë dëmi DS4 janë kthyer të jetojnë shumë familje.
Pamundësia për të përballuar pagesën e qirasë për shkak të mosdhënies së bonusit ka detyruar familje të tëra të vënë në rrezik atë që është më e shtrenjtë, jetën.
Që nga marsi i vitit të kaluar, qeveria nuk ka akorduar më bonusin për rreth 2500 familje të Durrësit, duke i braktisur këta qytetarë që tashmë ndihen edhe më të pashpresë.
Të dielën kryeministri Rama publikonte foto nga lagjja “Rilindja”, që po ndërtohet në Spitallë për të pastrehët e tërmetit, por për riforcimin e pallateve që dokumentojnë dëmet e shkaktuara në qytetin bregdetar nga lëkundja sizmike nuk po kujtohet askush…