Grupe pune nga bashkia e Durrësit si dhe punonjësit e ndërmarrjeve dhe zjarrfikësit janë në terren duke punuar për largimin e ujit nga banesat.

Ndërkohë, 12 grupet e verifikimi që janë ngritur nga bashkia po vijojnë punën për evidentimin dhe vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara në 300 banesat e përmbytura.

Teksa situata në akset kryesore rrugore në Durrës është normalizuar, zona e Durrësit te Ri, Nishtulla, Shkozet dhe Plazh ka problematika.