Policët gjermanë i bashkohen festimeve të tifozëve kuqezi në Hamburg!

Siç duket edhe nga pamjet filmike që po sjell “DurrësLajm”, dy policë gjermanë nuk kanë nguruar për t’iu bashkuar tifozëve shqiptarë e të kërcejnë vallet tona tradicionale me flamurin kuq e zi në duar.

Festa ka nisur në qytetin gjerman, ku pas disa orësh kombëtarja shqiptare do të përballet me rivalët nga Kroacia, në ndeshjen e dytë në grup për Euro 2024.

Ndryshe nga ndeshja e parë kundër Italisë, ku ishin të pranishëm rreth 50 mijë tifozë, këtë herë numri i tyre në stadiumin “Volksparkstadion” pritet të jetë më i pakët, rreth 15 mijë.