Gjykata e Durrësit u blindua paraditen e sotme, ndërsa kontrolle të imtësishme u ushtruan ndaj të gjithë personave që do të ishin të pranishëm në seancën e dhënies së masës së sigurisë për dy të arrestuarit tre ditë më parë, Marjel Fierzën dhe Genti Nderjakun.
Siç shihet edhe nga pamjet e operatorit të DurrësLajm, efektivët e policisë, prania e tyre e shtuar e të cilëve ra në sy të të gjithë personave që paraditen e sotme ishin në gjykatën e Durrësit, kanë kontrolluar një për një të gjithë të pranishmit në sallën e gjyqit.
Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë burg pa afat për Marjel Fierzën, ndërsa për të arrestuarin tjetër Genti Nderjakun ka dhënë detyrim paraqitjeje. Dy të rinjtë akuzoheshin për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.





