7 shtator 2015 – Duke shtyrë njëri-tjetrin dhe duke ulëritur, kjo është mënyra se si shqiptarët azilkërkues së bashku me azilantët nga vendet e tjera në Gjermani, presin për të hyrë në vendin ku do të ushqehen.

Të mëdhenj e të vegjël mbajnë pjatat bosh nëpër duar dhe sulen me vrap për të marrë vaktin e radhës. Pamjet janë regjistruar nga një shqiptar në kamp dhe është postuar në faqen “Jeta osh qef”, e cila brenda pak orëve ka marrë me mijëra klikime.

Janë larguar për një jetë më të mirë, por me siguri kjo nuk është ajo çfarë kishin ëndërruar dhe shpresuar se do të gjenin në kampet e huaja.

/S.L. portali DurresLajm/