Kjo është panorama që ka lënë pas stuhia e mbrëmjes së shkuar në Durrës.

Reshjet e shiut shoqëruar me erë të fortë kanë shkaktuar problemet e para, të cilat përsëriten sa herë në Durrës regjistrohet mot i keq.

Teksa disa ditë më parë ajo ishte mbuluar me grumbuj leshteriku, që mbërritën deri në dyert e bizneseve, shëtitorja e rikonstruktuar “u zgjua” mëngjesin e sotëm me pellgje uji dhe grumbuj të shumtë leshterikësh.