Pamjet në videon e mëposhtme janë nga terminali lindor i portit të Durrësit, ku Autoriteti Portual ndërhyri mëngjesin e sotëm, pavarësisht se hapësira i është dhënë me koncesion 35-vjeçar kompanisë EMS.
Në pamjet filmike me dron duket qartë terminali i rrethuar me blloqe betoni, të cilat pengojnë kalimin e personelit në zyrat e kompanisë, apo tek peshoret ku kalojnë kamionët para se të shkarkojnë mallrat rifuxho në terminal.
Në një intervistë për “DurrësLajm”, Florian Çimo, menaxheri tregtar i kompanisë e cilësoi arbitrare ndërhyrjen e APD, ndërkohë që orë më vonë APD reagoi përmes një njoftimi zyrtar duke i cilësuar abuzive qëndrimet e koncesionarit EMS-APO, dhe përpjekje për të intimiduar dhe penguar zbatimin e planeve të sigurisë dhe të administrimit portual në Portin e Durrësit.
Ndërkohë pamjet filmike flasin vetë…