Ngjyrat e pranverës kishin ngjyrosur bukur Durrësin sot, kjo edhe për faktin se dielli shndrrinte dhe temperaturat ishin të larta.
Për shumë durrsakë kjo ishte një ditë pushimi dhe megjithëse nuk është një festë tradicionale e qytetit, duke përfituar nga moti i mirë, të shumtë ishin ata që kishin dalë për të bërë një xhiro apo për të pirë një kafe në shëtitoren “Taulantia”.
Operatori i DurrësLajm ka sjellë me kamerën e tij gjithë ngjyrat e festës së ditës së sotme dhe alegrinë e fëmijëve, që gëzojnë më shumë se të gjithë atmosferën festive.
Ndiqni videon: