4 gusht 2015 – Shoferë të parëgjegjshëm gjen dhe sheh kudo.
Ashtu janë dhe këta dy të rinj që duken në video, ku njëri prej tyre i papajisur me leje drejtimi, sapo sheh patrullën e policisë, merr guximin të ndërrohet me shokun e tij, që me sa kuptohet duhet të ketë patentë.
Del nga xhami i makinës dhe si një majmun hipën mbi tavan dhe rishfaqet pas 5 sekondash nga xhami i pasagjerit.
Videon e ka filmuar shoku i tyre që ndodhet prapa, si për të treguar që ajo çka bënë djemtë, është diçka mbresëlënëse.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/