Ndonëse kryeministri Edi Rama ju dha liri vetëm pensionistëve të dilnin nga shtëpia këtë të shtunë deri në orën 11:00, disa persona në Durrës nuk i kanë kushtuar rëndësi fjalës së kreut të qeverisë dhe kanë thyer karantinën.
Siç duket edhe në videon që “DurrësLajm” publikon, të tunduar nga moti pranveror, disa të rinj nuk ju kanë rezistuar rrezeve të diellit dhe kanë zgjedhur bregdetin e Kallmit për të bërë plazh e për t’u argëtuar sot.
Disa lozin me njëri-tjetrin me top ndërsa dallgët ju lagin këmbët, disa janë bërë një me ujin e kripur të detit duke notuar.
Ndërsa disa të tjerë nuk ngurojnë të fiksojnë këto momente lirie përmes fotografive për t’i postuar më pas në rrjete sociale, aty ku miqtë dhe të afërmit që i ndjekin nga shtëpia ku qëndrojnë të izoluar për shkak të koronavirusit do t’i “xhelozojnë për fatin e madh” që sot dolën dhe policia nuk i vuri re!





