Varg i gjatë automjetesh që nis që nga Ura e Dajlanit e deri përgjatë gjithë gjatësisë së rrugës “Pavarësia”.
Numri i madh i automjeteve të pushuesve që vijnë të pushojnë në plazhin e Durrësit, por edhe autobusët e agjencive turistike që sjellin shqiptarët e Kosovës e kanë rënduar së tepërmi trafikun.
Durrësi këtë sezon po regjistron një numër shumë të lartë turistësh të huaj dhe sezoni pritet të jetë mjaft i suksesshëm deri në shtator.





