Medalja me dy anë në bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit, aty ku nuk kalojnë vetëm makina luksoze, por edhe karroca me kuaj.

Një e tillë është parë sot në mesditë, teksa qarkullonte për qejfin e vet, sikur të ishte në një rrugë të destinuar enkas për të.

Karrocierët që mbledhin hekur e i ngarkojnë në mjetin e tyre të punës për t’i shitur, vetëm në një vend si Shqipëria mund t’i shohësh të kalojnë në bulevardin kryesor!

Për shkak të indiferentizmit të shtetit, ky është imazhi aspak i hijshëm që vjen nga një qytet i rëndësishëm si Durrësi, një vend që vizitohet nga turistë nga mbarë bota. Vetëm ditën e nesërme, pritet të mbërrijnë në portin e Durrësit 660 turistë nga të katra anët e globit me kroçerën “Prinsendam”.

Ç'mund të mendojnë ata vallë kur shohin skena të tilla?!