Bëhet funksional shatërvani në shëtitoren “Taulantia” në lagjen nr.1 në Durrës.

Prej disa netësh është vënë në punë shatërvani me drita në pjesën turistike të qytetit bregdetar.

Ky shatërvan i shtohet zonës mjaft të frekuentuar nga qytetarët pas rikonstruksionit të lungomares.