30nëntor 2015 – Videomesazhi i para pak ditëve i politikanes Grida Duma ka bërë përshtypje sa është sjellë dhe në formë komedie nga spektakli, ‘Portokalli’. Spektakli i humorit nisi pikërisht me videomesazhin nga Grida Duma, deputetja e Partisë Demokratike, e cila interpretohej nga aktorja që ka bërë bujë me imitimin edhe të drejtoreshës së Tatimeve, Briseida Shehaj.

Aktorja e Portokallisë, Delinda Xhupa është e njohur për disa role në spektaklin e humorit, por imitimi i drejtoreshës së tatimeve Briseida Shehaj, bëri xhiron në të gjitha rrjetet sociale, shkruan balkanweb.

Këtë radhë ajo solli Grida Dumën duke marrë shkas nga video që ajo publikoi para pak ditësh, një video me zë e figurë ku iu drejtohej fansave.

https://www.youtube.com/watch?v=9y1qKl6mwH0

/portali DurrësLajm/