Pas prezantimit të projektit 3D të transformimit të Durrësit nga kryeministri Edi Rama ka reaguar drejtuesi politik i qarkut, Edi Paloka.

Sipas Palokës, “duhet te kesh pafytyresine e Rames qe te vazhdosh edhe pas tete vitesh te mashtrosh me te njejtat menyra te dala boje. Ky njeri ose i mendon njerzit komplet budallenj ose ka rrjedhur komplet vete ne se pret qe shqiptaret te vazhdojne ta besojne!”

Në postimin e tij, Paloka nënvizon se Rama tallet me video 3D ndërsa familjet durrsake të dëmtuara nga tërmeti përjetojnë një realitet të dhimbshëm.

Në reagimin e tij, Paloka ka përfshirë edhe disa foto nga pallatet e dëmtuara në një nga lagjet më të rëndësishme të Durrësit, lagjen nr.13

Postimi i plotë:

Durresi i “rilindjes” -Propaganda dhe realiteti

Rama ka postuar edhe sot nje video ne 3D; Si do transformohet Durresi…

Pasi “ndertoi” nje ishull ne Osum te Beratit, kater aeroporte e dy aerodrome duke filluar nga Kukesi ne Vlore e Gjirokaster ; dy resorte dimerore super luksoze ne Shistavec e ne Korce ; rruge , ura e tunele ne te gjithe Shqiperine…sot ne 30 sekonda “transformoi” edhe Durresin !!!

Duhet te kesh pafytyresine e Rames qe te vazhdosh edhe pas tete vitesh te mashtrosh me te njejtat menyra te dala boje. Ky njeri ose i mendon njerzit komplet budallenj ose ka rrjedhur komplet vete ne se pret qe shqiptaret te vazhdojne ta besojne!

Nderkohe qe Rama tallet me video ne 3D, e vazhdon me propagande boshe, durrsaket perjetojne nje realitet krejt tjeter.

Sot po permend vetem nje element; gjendjen e ndertesave te demtuara nga termeti gati nje vit e gjysem pas termetit. Jane marre mbi nje miliard euro nga BE e donatoret dhe Rama del perdite ne media duke bere propagande per “rindertimin” . Po

ja kush eshte gjendja e ndertesave te demtuara nga termeti vetem ne nje lagje te Durresit, ne lagjen 13.