8 korrik 2015 – Lirohen dy nga kujdestarët, të cilët ishin pjesë e videoskandalit me jetimët e Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër. Pas videos së publikuar, policia shoqëroi menjëherë tre kujdestarët që shfaqen në video, Edvana Sulajn, Albert Rekën dhe Manjola Vanishtën, të cilët dhunuan të vegjlit e pafajshëm.

Gjatë deklaratës në polici, mësohet se Edvana Sula ka pranuar se ka dhunuar fëmijët jetimë, por sipas saj rasti i filmuar në video ishte hera e vetme që e ka bërë një gjë të tillë.

Ndërsa, kujdestarët Manjola Banishta dhe Albert Reka u lanë të lirë. Ky i fundit gjatë dëshmisë së tij në polici ka deklaruar se nuk ka qenë i pranishëm kur ndodhi ngjarja.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/