Quhet Kesida Kopaçi dhe është koordinatorja e një prej fushatave të shumta në kompaninë e call centerave IDS, me seli në Tiranë.

Ajo është “bisha” që u mori shpirtin operatorëve që nuk u ndihej zëri, me ulërima në maksimum e trembje deri në palcë.

Kesida, e cila është edhe mama e një fëmije, është filmuar teksa u ulëriste me të madhe e u bënte presion operatorëve e supervizorëve të IDS-së që kishte vartës, për të zgjatur telefonatat.

Pjesa më e madhe e punonjësve në këtë kompani janë mosha të reja, studentë, të cilët punojnë gjithmonë nën presionin psikologjik dhe poshtërimin nëpër call-centera.

Ata nuk e ngrenë dot zërin e ta kundërshtojnë. Të shumtë janë operatorët që komentojnë e dërgojnë mesazhe pranë “JOQ.al”, teksa thonë se në këtë call center punonjësit trajtohen si mos më keq dhe punëdhënësit i shikojnë si skllevër.

Dhe në fakt, çdo gjë dëgjohet qartë në video, ku supervizorja ulëret me sa ka në kokë. Iu përmend orët e punës, bonuset dhe jo të bëjnë kontratat, por të zgjasin telefonatat.

“Kemi ardhur këtu për të bërë lekë, për të justifikuar rrogën, siguracionin, çdo gjë që na paguhet. Nuk po kërkoj që secili nga ju të bëj nga dy kontrata në ditë, apo të bëni kontrata. Ju kam kërkuar të bëni kontrata apo ju kam kërkuar të zgjatni telefonatat? Ça po bëni? Apo doni t'ju themi bëni kontrata dhe ndryshe jeni të pushuar? Disa prej jush kanë një vit që punojnë këtu. Po ju japim bonuse. Futjuni punës! Kaq po ju them”, thotë supervizorja e tyre, gati duke i dalë fyti nga vendi.

Kesida ka fshirë profilin e saj në rrjetet sociale pas publikimit të videos. Ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga kompania IDS për këtë dhunë psikologjike qe ushtrohej ndaj punonjësve.

Videoja më poshtë e dërguar në“JOQ” nga punonjës të IDS-së: