Ka nisur në KLGJ seanca dëgjimore për procedimin disiplinor të kërkuar nga ILD-ja, për shkarkimin e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.
Arsyeja e kësaj kërkese për shkarkim u bë pas videove që gjyqtarja publikonte në tik-tok. Kreu i ILD-së, Artur Metani tha se ekzistojnë kushtet që gjyqtarja të pezullohet.
“Në rastin konkret ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani të masës provizore të pezullimit nga ushtrim i detyrës deri në përfundimin e procedimit disiplinor, për shkak se vazhdimi i magjistratit në detyrë diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit.”, tha Metani.





