Gjykata e Shkodrës vendosi këtë të enjte masën e sigurisë arrest me burg për 30 ditë, për efektivin e policisë Berhan Bajrakurti. Specialisti i Policimit në Komunitet nga Gruemira akuzohet për ngacmim seksual.
Bajrakurti u arrestua 3 ditë më parë, pas publikimit të një videoje intime të tij në rrjetet sociale dhe ku pretendohej se kishte ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.
Por pavarësisht arrestimit të tij, deri më tani askush nuk i është drejtuar policisë për të marrë përsipër akuzat dhe për të zyrtarizuar denoncimin.





