Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë vjedhur mbrëmjen e djeshme në një banesë në fshatin Sopik te Finiqit. Mësohet se familja rreth orës 21:00 ka konstatuar vjedhjen e 2 mln lekëve në banesë.
Gjatë vjedhjes nuk ka pasur njëri në shtëpi, por kur familjrët janë kthyer kanë gjetur orenditë dhe rrobat të hedhura në dysheme.
Ata dyshojnë se vjedhja mund të jetë bërë nga ndonjë banor i zonës, i cili ka qenë në dijeni të shumës së parave në shtëpi.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.





