Dy automjete tip “Benz” dhe një tjetër tip “Volkswagen” janë vjedhur gjatë së njëjtës natë në Durrës.
Dy “Benz”-at janë vjedhur në zonën e Shkëmbit të Kavajës, të parkuara pranë banesave së pronarëve të tyre, ndërsa automjeti i tretë është vjedhur në mes të Durrësit, konkretisht në lagjen nr. 1.
Të tria rastet janë të pazbardhura nga policia, ndërkohë që ka nisur puna për dentifikimin dhe kapjen e autorëve.
Tri vjedhjet:
*Më datë 26.09.2017, gjatë natës, te Shkëmbi i Kavajës, pranë banesës, është vjedhur mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit R.L., vjeç 60.
*Më datë 26.09.2017, gjatë natës te Shkëmbi i Kavajës, pranë banesës, është vjedhur mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit F.C., vjeç 34, banues në Durrës.
*Më datë 26.09.2017, në lagjen nr. 1, në rrugën “Taulantia” është vjedhur mjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit B.A., vjeç 27, banues në Zvicër.





