TETOVE– Një person ende i pa identifikuar ka arritur të vjedh 6.000 euro në fshatin Sllatinë të Tetovës.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, vjedhja e rëndë ka ndodhur mes 23 dhe 24 dhjetorit në fshatin Sllatinë të Tetovës në shtëpinë e N.E (54).
Ky person ka shfrytëzuar rastin më të përshtatshëm për tu futur në shtëpi dhe për të vjedhur paratë.
Policia ka ndërmarrë të gjitha masat adekuate për të zbuluar autorin e veprës.