Megjithëse fundjavë, periudhë pushimesh dhe një i nxehtë përvëlues, hajdutët nuk kanë bërë pushim në Durrës.
Dy biznese dhe një shtëpi kanë rënë pre e tyre gjatë së dielës. Për secilin rast, policia ka mbledhur gjurmët e gishtave në vendngjarje, në tentativë për të identifikuar dhe kapur autorët.
Njoftimi i policisë:
- Më datë 29.07.2018, shtetasi A.I., vjeç 55, banues në Durrës, kallëzon se në lagjen nr 12, i kanë vjedhur dyqanin, ku i kanë marrë një celular dhe një sasi lekësh. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 29.07.2018, shtetasi Z.P., vjeç 66, banues në Durrës ka bërë kallëzim se kanë vjedhur në katin e parë të dispanserisë pompën e ujit. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 29.07.2018, në lagjen nr. 14, në banesë, shtetasit Sh.D., vjeç 53, ka konstatuar se i kanë vjedhur një sasi lekësh. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.





