Një banesë ka rënë pre e vjedhjes natën e shkuar në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15 në banesën e shtetasit B. Sh, vjeç 26.
Sipas informacioneve të policisë, autori që tashmë është identifikuar dhe është shpallur në kërkim, ka vjedhur një motor papaq pa targa dhe një sasi lekësh.
Ai është shtetasi S.K vjeç 45, banues në Durrës, për të cilin uniformat blu po punojnë për ta kapur.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





