Vidhen magazinat e Hekurudhës, fillon hetimi dhe procedimi penal ndaj magazinieres nga Durrësi.

Ngjarja është konstatuar mëngjesin e djeshëm në orën 10:00, në magazinën e mjeteve levizëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhës që ndodhet në lagjen nr. 13.

Sipas policisë, aty janë vjedhur një sasi materialesh, pjesë këmbimi për vagonat e trenave.

Pas konstatimit të vjedhjes, policia ka ngritur dyshimet e saj se prapa kësaj vepre qëndron shtetasja M.Xh. 52 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë magaziniere në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave.

Policia thekson se nga kryerja e veprimeve hetimore dyshohet se autore është pikërisht 52-veçaraja.

Ndërkohë që kanë nisur hetimet, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.