Një makinë dhe një dyqan kanë rënë pre e hajdutëve në të njëjtën lagje në Durrës.

Sipas informacioneve nga policia, në lagjen nr.17 janë vjedhur “Ford”-i i një 67-vjeçari me iniciale M.Gj., i cili e kishte parkuar para banesës. Edhe një dyqan po ashtu u vodh brenda natës.

Nuk dihet nëse në të dyja rastet ka vepruar i njëjti autor apo grup autorësh, por policia informon se po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.