Vidhen miliona lekë gjatë natës një pikë këmbimi valutor në kryeqytet. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lord Bajron”, ku pre e vjedhjes ka rënë një Exchange në pronësi të shtetasit shtetasit Lulzim Beja, banues në Tiranë.

Ka qenë ky i fundit që ka konstatuar mëngjesin e sotëm se i janë vjedhur 1.200.000 lekë, 3000 dollarë amerikanë dhe 1000 dollarë kanadez.

Policia thotë se edhe pse gjatë natës ra tre herë alarmi i lidhur me sigurinë, punonjësit e policisë private nuk shkuan të kontrollonin. Kështu, Policia ka nisur procedim penal për shtetasit Arian Paçuku 45 vjeç, Valter Margjeka 34 vjeç dhe Lazar Pyze 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë SHPSF.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A. P., 45 vjeç, V. M., 34 vjeç dhe L. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë SHPSF sepse gjatë natës, ka rënë 3 herë alarmi, i një Exchange në rrugën “Lord Bajron”, në pronësi të shtetasit L. B., i cili në mëngjes është konstatuar nga pronari i vjedhur, në të cilën janë marrë 1.200.000 lekë, 3000 dollarë amerikanë dhe 1000 dollarë kanadez. Punonjësit e lartpërmendur, kanë neglizhuar në kryerjen e detyrës së tyre, duke mos marrë masat e duhura për vlerësimin e situatës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes së Exchange-t.